75 Mall Live Search
23:52 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Claudio Ranieri arrin në Romë, pritet nga një numër i madh tifozësh (VIDEO)

Claudio Ranieri ka zbarkuar në kryeqytetin e Italisë.

73-vjeçari u rikthye nga pensionimi për të marr drejtimin e skuadrës së Romës, shkruan IndeksOnline.

Ai u prit nga një numër i madh tifozësh në Aeroportin Fiumicino, ku iu vendos edhe një shall i skuadrës.

Ranieri do të jetë zëvendësues i Ivan Juric, i cili u shkarkua tre ditë më parë.

Italiani do të marr drejtimin e Romës për herë të tretë, pasi më herët ishte trajner gjatë viteteve 2009-2011 dhe në vitin 2019./IndeksOnline/