23:51 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / AR

Ç’lidhje e çuditshme e Adele dhe Rich Paul me stadiumet!

Adele dhe Rich Paul e bënë zyrtare lidhjen e përfolur gjatë në media gjatë shtatorit dhe sërish janë fotografuar në një ndeshje basketbolli në ‘Staples Center’ Los Angeles.

Aspak intim si takim, por të dy e kanë shijuar, bashkë me vëmendjen që morën nga fansat dhe fotografët e pranishëm.


Kjo nuk është hera e parë që çifti janë fotografuar bashkë në evente sportive. Adele pranoi më herët se është shumë e lumtur me partnerin e saj dhe më tej rrëfeu se takimi me të ishte në momentin perfekt, pak para se babai i saj të largohej nga jeta.