75 Mall Live Search
12:22 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Clinton akuzohet për nepotizëm

Një këshilltare i politikës së jashtme demokratike ka akuzuar Bill dhe Hillary Clinton për nepotizëm, pandershmëri dhe hakmarrje.

Trina Vargo, e cila ishte prapa skenave të Uashingtonit në procesin e paqes në Irlandën e Veriut, pretendon se çifti u përpoq të merrte një bursë në Irlandë për një të dashurën e vajzës së tyre, Chelsea. Sipas saj, Clinton më pas uli fondet për bursën për të ndëshkuar atë për mbështetjen ndaj Barak Obama në garën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, transmeton Indeksonline.

Vargo këtë pretendime i ka publikuar në librin: Shenanigans: the US-Ireland Relationship in Uncertain Times, të publikuar këtë javë.

Vargo ka qenë këshilltare e Sen Ted Kennedy dhe e administratës së Clinton dhe Obama për Irlandën e Veriut.

Në vitin 2012, Departamenti i Shtetit, uli kontributin e tij vjetor prej $ 500,000 në bursën Mitchell, duke cituar masat buxhetore.

“Zhdukja e financimit … nuk ka të bëjë me paratë,” shkruan Vargo.

Që nga viti 2015, Vargo ka parashtruar kërkesa për liri të informacionit për të sqaruar arsyen e shkurtimit të financimit, duke dhënë një listë të emrave në departamentin e shtetit, por ka marrë vetëm dokumente me emra të tjerë të nivelit më të ulët. /Indeksonline/