75 Mall Live Search
18:53 / E Mërkurë, 27 Prill 2022 / LB

Clinton e kujton vizitën me Albrightin në Kosovë, përmend bustin e saj në Prishtinë

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka përmendur Kosovën, në ceremoninë mortore që po mbahet në Katedralen Kombëtare në Washington, për vdekjen e sekretares së parë në historinë e ShBA-së, Madeleine Albright, e cila vdiq në 23 mars të këtij viti.

Miku i madh i shqiptarëve, Clinton e kujtoi vizitën që e kishte pasur para viteve në Kosovë, bashkë me ish-sekretaren Albright.

Ai tha se “ne ecëm në një paradë me zyrtarët e Kosovës”.

Po ashtu, Clinton foli edhe për bustin që Kosova e kishte ndërtuar për ish-sekretaren, Madeleine Albright.

“Kujtoj udhëtimin e para dy viteve në Kosovë, 20 vite pas fitores së tyre dhe tonës, që i dha fund pastrimit etnik në atë vend, ne ecëm nëpër një paradë me zyrtarë të Kosovës. Ata dedikuan edhe një bust për të si vlerësim i punës se saj”, deklaroi ai.

“E shohim se trashëgimia e saj u nderua. Sot, ne kemi presidenten, kryeministrin dhe ish-presidenten e Kosovës këtu”, shtoi Clinton.