75 Mall Live Search
11:28 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / Z S

Clinton kreu fluturime me avionin privat të Epsteinit

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka kryer fluturime me avionin privat të Jeffery Espteinit, duke përfshirë udhëtime ndërkombëtare, ku shoqërohej si nga Epstein ashtu edhe Ghislaine Maxwell.

Të dhënat kanë dalë nga regjistrat e fluturimeve të nxjerra gjatë gjyqit të Maxwell për trafik seksual, në vitin 2021.

Disa nga këto fluturime ishin pjesë e udhëtimeve ndërkombëtare me disa ndalesa, përcjell A2 CNN-i.

Mes dokumenteve të reja të publikuara është edhe një listë e akuzave për abuzim seksual ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, bazuar në informacione të paverifikuara, të mbledhura nga Departamenti i Drejtësisë verën e kaluar.

Si Presidenti ashtu edhe ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë, i kanë mohuar shkeljet e pretenduara.

Clinton kreu fluturime me avionin privat të Epstein