Clippersi e Denveri kërcënojnë Lakersin, Toronto fiton për një “fije”

Skuadra e Clippersit, falë 23 pikëve të Georget dhe 23 të Shametit, fitoi 128-111 ndaj Miamit, një ndeshje me dy pamje. Miqtë luajtën më mirë në pjesën e parë (Jonesi 25 pikë e 11 rebound), por në të dytën erdhi përmbysja e ekipit kalifornian, që e meritoi fitoren (24 tripikësha, rekord për Clippersin).
Fiton edhe Denveri, që mundi 98-95 Utah Jazzin, një përballje midis dy ekipesh pretendente në perëndim. Të dyja skuadrat e kërkuan fitoren, por në fund triumfoi Nuggetsi, ku u dalluan Murray me 31 pikë dhe Jokiqi me një “triple double” (30 pikë, 21 rebound e 10 asist).
Fitore në sekondat e fundit për kampionët e Torontos, që mposhtën 119-118 Indiana, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Indiana u shkëput deri në 18 pikë (Brogdoni 24 pikë), por në fund erdhi përmbysja e ekipit kanadez me Lowryn (32 pikë e 10 asist), Ibaka (30 pikë) e Siakami (25 pikë).
Pa probleme fiton Bostoni, që mundi 116-100 Orlandon (Tatumi 33 pikë), ndërsa Oklahoma triumfoi 109-103 ndaj Clevelandi (Schroder 30 pikë).
Surprizon Memphisi, që falë një loje të mirë kolektive (6 lojtarë mbi 13 pikë) mundi 121-107 Dallas (Porzingisi 32 pikë).
NBA – Rezultatet e sotme
Detroit – Phoenix, 116-108
Boston – Orlando, 116-100
Brooklyn – Golden State, 129-88
Toronto – Indiana, 119-118
Minnesota – Atlanta, 120-127
Oklahoma – Cleveland, 109-103
Dallas – Memphis, 107-121
Utah Jazz – Denver, 95-98
Clippers – Miami, 128-111