09:01 / E Hënë, 18 Janar 2021 / C E

Clippers “kërcënon” Lakers në Perëndim, fitojnë Bulls e Jazz

Clippersi ngjit shkallët e renditjes në Perëndim pas fitores 129-96 ndaj Indiana, duke u bërë ndjekësja më e afërt e Lakersit. Takim i dominuar nga kalifornianët, ku George, Kennardi dhe Morrisi realizuan nga 20 pikë secili.

Pa probleme fiton ekipi i New Yorkut, që mposhti 105-75 Bostonin në fushën e këtij të fundit. Randle ishte më i miri në fushë, me 20 pikë e 12 rebound.

Fiton edhe Chicago, që mposhti 117-101 Dallasin, një rezultat surprizë. Për Bullsat u dallua Markkaneni me 29 pikë e 10 rebaundë, duke i bërë të pavlefshme 36 pikët, 16 reboundë e 15 asist për Dallasin.

Ekipi i Utah Jazzit, falë 23 pikëve të Clarksonit, mposhti 109-105 Denverin (Jokiqi 35 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Boston – New York, 75-105

Dallas – Chicago, 101-117

Oklahoma – Philadelphia, e shtyrë

Denver – Utah Jazz, 105-109

Sacramento – New Orleans, 123-128

Clippers – Indiana, 129-96