Çlirimtare Krasniqi: 21 vite pas luftës së shenjtë të UÇK-së, babai mban me krenari të njejtën uniformë

Në mesin e shumë ish-pjesëtarëve të UÇK-së të akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale, është edhe ish- zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm, Jakup Krasniqi.
Reagimet për arrestimet e fundit të ish- krerëve të UÇK-së, kanë qenë të shumta.
Është vajza e tij, Çlirimtarja ajo e cila ka përmendur faktin se babai i saj, Jakupi ka mbajtur ndër vite me plotë krenari uniformen e ushtarit transmeton IndeksOnline.
“21 vjet pas luftes se shenjt te UÇK-se, babi mban me krenari po te njejten uniforme”, ka shkruar Çlirimtarja në llogarinë e saj në Facebook.

Kujtojmë faktin se Krasniqi ishte aq i dhënë pas lirisë dhe uniformes së ushtarit, të cilën e mbajti me plotë krenari e të cilën e veshi për një luftë të drejtë dhe të pastër.
Krasniqi për në Konferecen e Rambujesë e cila është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës, ishte nisur po me uniformën e UÇK-së, por që të njejtën me mezi e kishte zhveshur në aeroport, pas kërkesave se paraqitja e tij duhet të ishte me rroba të zakonshme.
Vlen të përmendim faktin se aktakuza nga Gjykata Speciale i është konfirmuar edhe Hashim Thaçit si dhe Kadri Veselit të cilët do të udhëtojnë sot për në Hagë me aeroplan special së bashku me Rexhep Selimin. /IndeksOnline/
