Clooney e merr një vendim interesant: Nuk do të puth më vajza në filma
Aktori i famshëm, George Clooney, ka marrë një vendim interesant.
Ai ka bërë me dije se po distancohet nga skenat romantike në sete filmash, ku supozohet të puthet me aktore, shkruan IndeksOnline.
Clooney thotë se pasi e diskutoi çështjen e moshës me gruan e tij, Amalin, vendosi që ka ardhur koha të mos luajë më në filma romantikë.
“Kur i bëra 60 vjet, bisedova me gruan. Jam 63 vjeç. Nuk po tentoj të garoj me 25-vjeçarët. Nuk është puna ime ajo. Nuk do të bëj më filma romantikë” u shpreh ai.
George dhe Amal u martuan më 2014 dhe njihen si ndër çiftet më simpatike e që u kanë mbijetuar sfidave të famës dhe Hollivudit./IndeksOnline/

