75 Mall Live Search
11:09 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / L A

Club Brugge refuzon përsëri ofertën e Milanit për Jasharin

Club Brugge ka refuzuar së fundi ofertën e re të Milanit për Ardon Jasharin.

Sipas gazetarit belg Sacha Tavolieri, oferta e re prej 38 milionë eurove nga Milani, edhe këtë herë nuk dukej e mjaftueshme nga skuadra e tij, Club Brugge të cilët nuk kanë ndryshuar qëndrimin e tyre.

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, kishte deklaruar se nuk do të shkonin më lartë se kjo ofertë.

Jashari, kishte bërë 52 paraqitje sezonin e kaluar ku shënoi 4 gola dhe 6 asistime, ku fitoi Kupën në Belgjikë dhe ishte shpallur lojtari më i mirë i sezonit atje./IndeksOnline/