Cluji i shqiptarëve, zyrtarizon rikthimin e Zejnullahut
Mesfushori kosovar, Rion Zejnullahu bëhet me klub të ri.
22-vjeçari, është rikthyer në Rumani te skuadra e CFR Clujit pas largimit të tij nga Llapi në nëntor të vitit 2025.
Në Cluj, do të luajë përkrah yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Meriton Korenica.
Zejnullahu, kishte luajtur më parë për gjigantin rumun, në sezonin 23/24 ku bëri vetëm 1 paraqitje./IndeksOnline/

