Çmenden arabët, 2.5 milionë euro për një biletë të duelit Messi – Ronaldo

Me 19 janar pritet të zhvillohet ndeshja miqësore në mes të PSG-së dhe yjeve që luajnë në Arabinë Saudite.
Lionel Messi do të ketë përballë përsëri Cristiano Ronaldon, shkruan Indeksonline.
Përballja e dy yjeve ka ngjallur interesim të madh në Arabinë Saudite.
Sipas Sky Sport, një biletë Super Vip pritet të kushtoj deri në 2.5 milionë euro.
Nuk është raportuar se sa bileta të tilla mund të ketë në shitje, por një skuadre evropiane i nevojitet të mbush stadiumin plotë për ndeshje të rëndësishme që të fitoj 2.5 milionë euro. /IndeksOnline/
