20:41 / E Diele, 29 Janar 2023 / C E

​“Çmenden” pronarët e Chelseat, ofrojnë 120 milionë për yllin argjentinas

Chelsea raportohet se është rikthyer fuqishëm në negociata me Benfikën për Enzo Fernández pasi ata e konsiderojnë atë si prioritet kryesor për t’i konsoliduar edhe më tutje radhët e skuadrës.

▫️Pas refuzimit të propozimit prej 85 milionë euro javë më parë, Chelsea tani është rikthyer në bisedime me Benfikën dhe është i hapur për të ofruar 120 milionë euro për shërbimet e Enzo Fernández, raporton gazetari Fabrizio Romano.

“Blutë” e Londrës janë të fiksuar pas Enzo-s pasi dëshirojnë të parakalojnë klube të tjera të interesuara për nënshkrimin e tij për vitin e ardhshëm.

Presidenti i Benfica-s, Rui Costa nuk ka ndërmend ta pranojë propozimin pasi dëshiron të mbajë Enzon, por Chelsea do të insistojë deri në fund.