‘Çmendet’ Britney, thuhet se jeton me jashtëqitje qensh

Me sa duket, Britney Spears po kalon një periudhë aspak rozë dhe njerëzit më pranë saj po thonë se gjendja e saj është shqetësuese.

Sipas Daily Mail, këngëtarja e “Toxic” po jeton në një rezidencë luksoze, por krejtësisht të rrëmujshme, madje me dysheme të mbuluara nga jashtëqitjet e qenve. Një burim tha:
“Britney po kalon një periudhë të vështirë, si shumë herë të tjera më parë dhe do ta shohim të përballet sërish siç ka bërë ndër vite.”

Familja e saj shton se është shumë e shqetësuar:
“Shtëpia është rrëmujë totale, nuk pastron pas qenve, nuk ka as pastruese çdo ditë dhe nuk po funksionon si një e rritur normale.”
Pak javë më parë, 43-vjeçarja u bë virale pasi postoi një video ku kërcente në shtëpinë e saj të rrëmujshme, ndërsa në sfond dukej qartë diçka që fansat e interpretuan si… “surprizat” e qenve të saj.

Këngëtarja ka çaktivizuar komentet, por fansat e saj e kanë shprehur shqetësimin në rrjet:
“Ç’i ka ndodhur të shkretës Britney? Ky qenka çmimi i famës,” shkroi dikush në X.
Që prej lirimit nga kujdestaria ligjore 13-vjeçare në vitin 2021, Britney është bërë shumë më aktive në Instagram, ku përveç videove të kërcimeve, ka postuar foto nudo dhe klipet e famshme ku luan me thika.

Për momentin, as vetë Spears dhe as përfaqësuesit e saj nuk kanë dhënë koment mbi gjendjen aktuale.