75 Mall Live Search
20:50 / E Hënë, 11 Korrik 2022 / AR

‘Çmendet’ gruaja në Selanik, hedh karriget nga ballkoni pa asnjë plaçkë në trup

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Selanik të Greqisë këtë të hënë.

Një grua ka dalë lakuriq në ballkon dhe ka hedhur karrige dhe sende të tjera nga shtëpia.

Gjithçka ka ndodhur pak para orës 4 të pasdites, në rrugën Agios Dimitriou, në Iasonidos.

Të befasuar kalimtarët që po ecnin në atë moment në trotuar, papritmas panë objekte që po hidheshin nga ballkoni i katit të dytë

Sapo ngritën sytë, ata panë 50-vjeçaren pa rroba e cila po hidhte sende dhe mobilje nga ballkoni.

Për ngjarjen është njoftuar qendra e thirrjeve të Veprimit të Shpejtë dhe ndërsa në pak minuta në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë së ekipit të DIAS dhe makinë patrullimi.