14:23 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Çmendet Juventus, 200 milionë euro për Salah

Sky News Arabia ka raportuar që Juventus ka ofruar 200 milionë euro për të transferuar Mohamed Salah nga Liverpooli, dhe ta bashkoj me Cristiano Ronaldon.

26 vjeçari debutoi me Liverpoolin vitin e kaluar duke shënuar 44 gola në të gjitha garat.

Nëse ky transfer realizohet Salah do të bëhej futbollisti i dytë më i shtrenjtë në histori pas Neymar që kishte kushtuar 222 milionë euro. /Indeksonline/