75 Mall Live Search
22:10 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Çmendet” Mbappe, pasi u zëvendësua nga trajneri

Kylian Mbappe tregoi frustrimin e tij sonte pasi u zëvendësua nga trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel.

21 vjeçari u zëvendësua nga Mauro Icardi në minutën e 69-të, me PSg-në që po fitonte 5:0.

Edhe lojtari edhe trajneri mbanin dorën te goja për të mos u kuptuar se çfarë po flisnin, por gjuha e trupit e tyre zbulonte gjithçka.

Mbappe u pa duke u përpjekur të largohej nga trajneri i tij me këtë të fundin duke e ndaluar disa herë./Indeksonline/