75 Mall Live Search
17:49 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Çmendet” NBA, LeBron James merr vendim për të ardhmen, e lë Clevelandin

Basketbollisti më i mirë në botë dhe rivali më i madh i Michael Jordan, LeBron James e ka refuzuar kontratën e re me Cleveland Cavaliers.

James kishte ofertë në tavolinë për vazhdimin e kontratës së paku edhe për një vit, të cilës i ka thënë jo. Oferta ishte e vlefshme plot 35.6 milionë dollarë.

Agjenti i basketbollistit, Rich paul ka njoftuar se James nga kjo e diel është basketbollist i lirë.

Ky vendim i tij e ka “çmendur” NBA-në pasi që thuhet se shumica e skuadrave të ligës më të fortë të basketbollit në botë janë duke bërë gati megaoferta për të.

LA Lakers, Golden State e Hoston Rockets janë tri skuadrat më favorite për të nënshkruar me James./Indeksonline/