‘Çmendet’ Newcastle, ofron 90 milionë euro për Šeškon

Dy gjigantet anglez, Newcastle dhe Manchester United ka ditë që janë në ‘luftë’ për sigurimin e shërbimeve të sulmuesit slloven, Benjamin Šeško.
Eksperti i transferimeve, Fabrizo Romano raporton se Newcastle tani i ka dërguar ofertë zyrtare RB Leipzig për Benjamin Šeško me vlerë 90 milionë euro, raporton IndeksOnline.
Oferta e Newcastle përfshinë 80 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse.
Romani njofton se edhe Manchester United ka kontaktuar përsëri klubin e RB Leipzig, duke ia bërë të ditur se do të bëjë ofertë të re nëse Šeško i zgjedh ata.
Tani vendimi ka mbetur te sulmuesi slloven.
Ai do të zgjedh cilën fanellë do ta ‘djersitë’ sezonin e ri. /IndeksOnline/