12:13 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Çmendet” presidenti i Filipineve, puth një grua të huaj gjatë fjalimit (Video)

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, është kritikuar pasi ka puthur në buzë një grua teksa po mbante një fjalim.

Duterte po mbante një fjalim në Korenë e Jugut, kur e thirri gruan në skenë dhe e bindi që ta puthte.

Ky veprim u përshkrua si “ilustrimi i neveritshëm i një presidenti të keq” nga grupi i të drejtave të Filipinës “Gabriela”.

Nuk është hera e parë që Duterte është akuzuar për sjellje të papërshtatshme ndaj grave.