22:37 / E Mërkurë, 23 Qershor 2021 / AR

“Çmendet” prifti, sulmon me acid 6 priftërinj

Një prift sulmoi me acid gjashtë priftërinj dhe rojën e Manastirit Petraki.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Greqi, teksa po mbahej një gjykim sinodal ndaj priftit.

Në momentin që po jepej vendimi, ai nxori shishen me acid dhe sulmoi ata që ndodheshin prezentë në sallë, shkruan Vizion Plus.

Referuar mediave greke, ky veprim i priftit shkaktoi panik të madh në sallë dhe u desh ndërhyrja e policisë për prangosjen e tij.

Dy prej të sulmuarve kanë plagë serioze në fytyrë. Mediat greke shkruajnë se autori i sulmit ka qenë më herët i dënuar për trafik droge.