75 Mall Live Search
11:50 / E Hënë, 13 Qershor 2022 / AR

“Çmendet” reperi kosovar, shfaqet duke pirë marihuanë (video)

Reperi kosovar, Gramos Krasniqi i njohur me emrin e artit, Moss Della, qëndron mjaftë aktiv në rrjetet sociale.

Në këto platforma kujdeset të publikoj video të shumta, përmes të cilave në vend se të merrej shembull për të mirë, ai po e bën të kundërtën, shkruan Indeksonline.

Ai ka hyrë live në rrjetin social “Instagram”, në të cilin u shfaq duke konsumuar substancë narkotike, marihuanë.

Në veturën në të cilën gjendet shihet se është i shoqëruar nga një person, i cili në ato momente duket se është në gjumë.

Të menjëhershme ishin komentet e ndjekësve, të cilët e kritikuan për këtë paraqitje./Indeksonline/