75 Mall Live Search
14:08 / E Martë, 24 Dhjetor 2024 / AR

“Çmendet rrjeti”/ Jeff Bezos shihet me një bionde misterioze, prezente edhe e fejuara e tij!

Njeriu i dytë më i pasur në botë, Jeff Bezos , e ka shijuar një mbrëmje magjike, duke u nisur nga videot e publikuara në rrjetet sociale.

Shefi i Amazonit u pa duke përqafuar një bjonde misterioze dhe videoja u bë virale pasi ai dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez mohuan se do të lidhnin martesën në Aspen në fundjavë pas Krishtlindjes, transmeton Indeksonline.

Lauren, 55 vjeç, festoi ditëlindjen me miqtë dhe të fejuarin këtë javë dhe duket se atmosfera në festë u ndez mjaft.

Në festën e ditëlindjes morën pjesë shumë persona të njohur, mes tyre këngëtarja Katy Perry, producentja Lydia Kives e të tjerë dhe në një moment 60-vjeçari Bezos u pa duke kërcyer nga afër me Lydia.

Ajo është e martuar me agjentin e talenteve Michael Kives dhe janë parë duke kërcyer me njëri-tjetrin, por edhe me Lauren Sanchez. Pas një videoje të publikuar të tij me krahun rreth belit teksa kërcenin intimisht, përdoruesit e rrjeteve sociale pyesnin veten nëse kishte telashe mes çiftit.

“Jam ngatërruar, ai është atje me gruan e tij, por ai po flirton me këtë bjonde” shkruanin në një nga komentet në rrjetet sociale.

 “Duke vënë krahun e tij rreth belit të një gruaje tjetër para të fejuarës së tij? “Kur ke kaq shumë para, nuk është e vështirë t’i marrësh të dyja,” shtoi një tjetër.

Por duket se gjithçka ka të bëjë me relaksimin dhe ndoshta disa pije të tjera sepse Lauren nuk dukej sikur e shqetësonte sjellja e të fejuarit. Në fakt, ndërsa Jeff dhe Lydia i buzëqeshnin njëri-tjetrit, Laureni bëri një kërcim vetë, përpara se të shkonte tek i dashuri i saj dhe ta përqafonte./Indeksonline/