16:41 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Çmenduri – 1 miliard dollarë për rikthimin e Mayweather në ring

Floyd Mayweather që pas ndeshjes që fitoi kundër irlandezit Mc.Gregor nuk është parë më në ring për tu ndeshur.

Boksieri amerikan, numëron 50 fitore e asnjë humbje në si profesionist, dhe dëshiron ta mbyllë karrierën e tij si titullarë apsolut.

Ditën e sotme ai ka konfirmuar se nuk ka asnjë plan që të rikthehet sërish në ring dhe se po i pëlqen shumë detyra e promotorit të eventeve të boksit.

Mayweather ka deklaruar se mund të fitojë 1 miliardë dollarë nëse vendos të kthehet përsëri në ring për tu ndeshur.

“Unë nuk kam ndërmend të rikthehem, por nëse e bëj sërish këtë gjë, mund të fitojmë 1 miliardë dollarë nëse zhvilloj disa sfida”, u shpreh Floyd Mayëeather.

“Emri im është Floyd “Money” Mayëeather, por vështirë se mund të rikthehem sërish në ring. Po shijoj jetën si promotori eventesh” shtoi më pas ai. /IndeksOnline/