75 Mall Live Search
08:19 / E Diele, 23 Gusht 2020 / indeksADMonline

“Çmenduri” – Goditja e Povetkin ishte fatale për Whyte

Alexander Povetkin ka arritur ta mposht Dillian Whyte në një natë të paharruar boksi.

Boksieri rus, ka nokautuar Whyte pas një goditje të jashtëzakonshme.

Povetkin fitoi takimin në raundin e pestë, pasi që dy herë ishte rrëzuar në raundin e katërt nga Whyte.

Një rikthim i jashtëzakonshëm pasi Povetkin u pa në vështirësi të mëdha në raundin e katërt, por rikthimi i madh erdhi në raundin e pestë.

Deri në raundin e katërt, Povetkin ishte duke humbur me pikë, por nokauti në raundin e pestë, ndryshoi gjithçka.