Çmenduri, në derbin Celtic – Rangers pati edhe boks
Gjithmonë kur ballafaqohen Celtic dhe Rangers tensioni është në maksimum. Kështu ndodhi edhe sot, me Rangers që luajti për 1 orë me 10 futbollistë, pas përjashtimit me karton të kuq të Morelos.
Megjithatë, Rangers është dashur të merrte edhe një tjetër karton të kuq por syve të gjyqtarit i iku Ryan Kent me një veprim që do të dënohet nga Federata Skoceze e Futbollit.

Kent goditi me boks kundërshtarin. Ndodhi kjo në çastet e fundit kur Rangers ishte duke humbur 2-1. /Indeksonline/
