Çmenduri në Dortmund/ Tri gola në 11 minuta lojë

Në “Signal Iduna Park”, Borussia Dortmund është nikoqire e Celticut.
Ndeshja e vlefshme për xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve filloi në ora 21:00 dhe tashmë janë shënuar tri gola, raporton Indeksonline.
Dortmund kaloi në epërsi në minutën e tetë, me një gol të bukur të Emre Can, për t’u barazuar rezultati në 1 me 1, në minutën e 9-të nga Daizen Maeda i Celticut.
Dy minuta më vonë, shënoi Karim Adeyemi për 2:1.
Ky edhe është rezultati aktual i ndeshjes./IndeksOnline/