75 Mall Live Search
19:30 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Çmenduri në Francë, PSG barazon në ndeshjen që e kishte pothuajse të humbur

Paris Saint-Germain ka ndarë pikët me Amiensin në kuadër të javës së 25-të në Ligue 1 të Francës pas barazimit 4:4.

Ndeshja ishte e paqartë deri në sekondat e fundit, edhe pse Amiens pati epërsi 3:0 pas 40 minutave.

PSG u rikthye duke përmbysur gjithçka dhe duke kaluar në epërsi në minutën e 74-të me golat e Herreras, Kouassi(2) dhe Icardit, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, goli i Guirassy në minutat shtesë ishte vendimtari dhe në fund Amiens 4, PSG 4./Indeksonline/