15:24 / E Mërkurë, 30 Nëntor 2022 / B O

Çmenduri në Iran, tifozi vritet nga policia pasi festoi humbjen e ekipit ndaj SHBA-ve

Një tifoz futbolli dyshohet se u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë së regjimit islamik mbrëmë, pasi ai festoi humbjen e Iranit ndaj SHBA-së në Kupën e Botës, shkruan Daily Mail.

Mehran Samak, 27 vjeç, thuhet se u qëllua në kokë në qytetin e Anzali, në Iranin lindor, nga agjentët e qeverisë pasi ai i ra borisë së makinës së tij për të festuar humbjen 1-0 të ekipit kombëtar iranian.

Samak ishte ulur në makinën e tij pranë të fejuarës së tij, kur një pjesëtar i forcave të sigurisë së Iranit iu afrua makinës së tyre dhe e qëlloi tifozin e futbollit me një plumb në kokë, raporton Iran International. Ai u dërgua me urgjencë në spital por ndërroi jetë brenda një ore.

Samak ishte bashkuar me dhjetëra iranianë të tjerë në të gjithë vendin, të cilët festuan humbjen e ekipit kombëtar ndaj Shteteve të Bashkuara mes zemërimit në rritje kundër regjimit islamik.