75 Mall Live Search
14:40 / E Shtunë, 09 Janar 2021 / OSH

Çmenduri në La Liga, për 14 minuta shënohen 4 gola

Ndeshja mes Sevillës dhe Real Sociedadidt, që është duke u zhvilluar në këto momente, po del të jetë totalisht e çmendur.

Rezultati momental është 2:2, ku po zhvillohet minuta e 40-të e ndeshjes, transmeton Indeksonline.

Të gjitha golat u shënuan brenda 14 minutave të para të ndeshjes. Të parët që shënuan gol ishin nga tabori i Sevillas me anë të En Nesyrit në minutën e katërt.

Pastaj, në minutën e 5-të, Diego Carlosi i Sevillas shënoi në portën e tij, duke barazuar rezultatin.

Dy minuta më vonë, në minutën e 7-të, En Nesyri përsëri e kaloi në epërsi Sevillan, 2:1.

Pastaj në minutën e 14-të, Isaku barazoi rezultatin përsëri për Real Sociedadin. Dy skuadrat patën ende mundësi të shënonin gola./Indeksonline/