Çmenduri në La Liga, Sevilla hyn në garë për titull pas trilerit 7 golësh në “Balaidos”

La Liga po vazhdon të sjell ndeshje të çmendura këtë sezon.
Sonte Sevilla ka arritur të shënoj fitore 3:4 kundër Celta Vigos, transmeton Indeksonline.
Pjesa e parë mbaroi me rezultat 3:2 në të mirë të Celta Vigos. Të parët që kaluan në epërsi ishin Sevilla me anë të Koundes në minutën e 7-të.
Pastaj, Aspas shënoi dy gola të shpejtë në minutën 20 dhe 23 për të kaluar në epërsi Celtan.
Fernando i Sevillas barazoi shifrat në minutën e 35-të. Por në fund të pjesës së parë, Mendez e kaloi epërsinë edhe njëherë Celtan në epërsi.
Në pjesën e dytë, Sevilla arriti të barazoi rezultatin në minutën e 60-të me anë të Ivan Rakitic.
Golin e katërt dhe të fitores për Sevillën e shënoj Papu Gomez në minutën e 76-të.
Me këtë fitore, Sevilla shkon në kuotën e 61 pikë pas 30 ndeshjeve. Klubi i Sevillas është 6 pikë larg vendit të parë.
Kurse Celta ka mbetur në kuotën e 37 pikë dhe janë në vendin e 10-të./Indeksonline/