75 Mall Live Search
18:00 / E Shtunë, 31 Gusht 2024 / G T

“Çmenduri” në Premier League, Bournemouth fiton me spektakël në fundin e ndeshjes

Skuadra e Bournemouth ka shënuar një fitore të madhe si mysafir i Evertonit me rezultatin 2:3, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Premier League.

Ekipi mysafir ishte duke humbur 2:0 deri në minutën e 87’të, shkruan Indeksonline

Ishte futbollisti, Semenyo që fillimisht shënoi për shifrat 2:1 dhe më pas Cook barazoi në minutën e 92’të.

Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej me barazim, doli në skenë lojtari Sinisterra – i cili shënoi me kokë pas një topi të bukur nga Kluviert dhe ia siguroi tri pikë ekipit të tij.

Bournemouth tani shkon në kuotën e pesë pikëve, kurse Evertoni me zero pikë në pozitën e fundit në tabelë./Indeksonline/