75 Mall Live Search
19:53 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / Blerim

‘Çmenduri’ në Turqi, 35-vjeçari ‘shpartallon’ Holandën

Kombëtarja e Turqisë në futboll ka shënuar fitoren e parë në para-kualifikimet për Kupën e Botës ‘Katari 2022’.

Turqit mposhtën 4 me 2 Kombëtaren e Holandës në një ndeshje spektakolare, shkruan IndeksOnline

Ishte Burak Yilmaz ai që ‘shpartalloi’ i vetmuar ekipin e Frank de Boerit. 35-vjeçari shënoi tre gola në këtë takim.

Gol të bukur në këtë ndeshje shënoi edhe mesfushori i AC Milan, Hakan Calhanoglu.

Tre golat për mysafirët i shënuan: Klaassen dhe de Jong.

Me fitore Turqia tani kryeson tabelën në Grupin G, me 3 pikë. Kujtojmë që në këtë grup janë shtetet, si: Letonia, Mali i Zi, Gjibraltari, Holanda dhe Norvegjia./IndeksOnline/