09:39 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Çmenduri, tenton ta plaçkit policin, por sëmuret dhe s’arrin të ikë

Të rastis të dëgjosh shpesh për plaçkitje nëpër shtëpi, dyqane, kafene, restauronte, banka etj, por e rrallë është grabitja pikërisht ndaj policëve.

Dy të rinj në Brazil bën rrugë të gjatë duke ndjekur një polic me motor, me synim ta plaçkitnin, transmeton Indeksonline.

Por ky veprim u doli ‘dardhë me bisht’, pasi kur dy plaçkitësit dhe polici ndaluan në mes të rrugës për t’u përballur ndodhi e papritura.

Polici nxori armën dhe tentoi të vetëmbrohej nga sulmuesit. Në atë moment njëri djalosh arrin të ik nga vendi i ngjarjes.

Por, sulmuesi i dytë për një moment pëson sulm dhe bie në tokë duke mos mundur as të ngrihet në këmbë, duke i kursyer kohë dhe mund policit për ta ndjekur atë. /Indeksonline/