75 Mall Live Search
14:55 / E Premte, 09 Korrik 2021 / OSH

Çmenduri, vetura me plot pasagjerë futet në kahje të kundër të autostradës “Arbën Xhaferi”

Sot një vozitës i “Opel Corsa” ka kryer një kundërvajtje në komunikacion.

I njëjti ka hyrë gabimisht në anën e kundër të lëvizjes.

IndeksOnline ka siguruar një video ku shihet i njëjti duke lëvizur në kahje të kundër në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Në pamje shihet se në automjet kanë qenë disa persona duke udhëtuar, me ç’rast kanë rrezikuar jetën.

IndeksOnline po vazhdon bashkëpunimin me qytetarët.

Po ashtu, IndeksOnline po raporton në vazhdimësi thyrjen e rrugullave në komunikacion me qëllim që të ulet numri i aksidenteve./IndeksOnline/

VIDEO KËTU