21:49 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

“Çmenduria” e modeleve, pozojnë pranë krokodilave (Foto)

Si mund të konkurroni t’i lini të gjithë në Instagram pa fjalë me fotografitë e juaja?

Zbuloni ato duke paraqitur krokodilat, natyrisht.

Fotografi Ken Kiefer nuk kishte asnjë shqetësim rreth organizimit të një fotosesioni të guximshëm me ‘krokodilat’ në Meksikë, transmeton Indeksonline.

Ai mori një udhëtim dy orësh me varkën e tij bashkë me gruan Kimber dhe modelen Melodie Trevino, ku arriti që të pozonte nën ujë disa metra larg nga krijesat e frikshme.

Modelet e guximshme mbanin frymën e tyre gjatë ballafaqimit me vdekjeprurësit gjatë këtij realizimi.

Ekipi përdorte karrem për të tërhequr krokodilat amerikan dhe u siguruan që zhytësit e sigurimit ishin aty për të ndërhyrë nëse ishte e nevojshme.

Veshur me veshje të kuqe, të verdha, Kiber dhe Melodie mbajtën qetësinë e tyre edhe kur krokodilat iu afruan./Indeksonline/