75 Mall Live Search
18:58 / E Diele, 18 Maj 2025 / G T

Çmenduria e tifozit të Evertonit, i bleu biletë “hirit” të babait për herë të fundit në “Goodison Park”

Skuadra e Evertonit sot luajti ndeshjen e fundit në stadiumin “Goodison Park” dhe e mbylli me fitoren ndaj Southamptonit.

Një tifoz bëri një gjest të çmendur, duke çuar në stadiumin hirin e babait të tij, shkruan Indeksonline

Tifozi publikoi një foto në rrjetet sociale, ku shihej hiri i babait të tij.

“Mora hirin e babait tim me vete. Përgjithmonë në Goodison”, ka shkruar tifozi në rrjetet sociale

Kujtojmë që në stadiumin “Goodison Park” tani do të luajnë ekipi i femrave të Evertonit, kurse ekipi i meshkujve do të transferohen në stadiumin e ri./Indeksonline/