Çmenduria në Tiranë, momenti kur qytetarët neutralizojnë Arben Memën që po bënte terror në sheshin “Skenderbej

Sot në sheshin “Skenderbej” ndodhi diçka e pazakontë. Një qytetar i quajtur Arben Mema me veturën e tij ka hyrë dhunshëm në shesh duke u përplasur.
Menjëherë pas hyrjes në shesh, qytetarë të shumtë i janë vërsulur për ta ndaluar atë, raporton Indeksonline.
Mediumi “ABC News” ka publikuar ngjarjen e plotë. Një djalë i quajtur Klodian arriti që të jetë heroi i ditës pasi arriti ta ndal veturën dhe të neutralizoj Arben Memën.
Indeksonline raportoi pak më parë se Arben Mema ka qenë i droguar dhe i dehur kur ka hyrë në shesh me veturë.
Sipas raportimeve në media të Shqipërisë, Mema ka deklarua në Polici se ka menduar se është duke vozitur në autostradë./Indeksonline/