12:53 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Çmenduria vjen nga Qatari: 176 milionë £ për Zidane!

Zinedine Zidane është duke u përmendur si menaxher i ardhshëm i kombëtares së Katarit dhe paga e tij do ishte 44 milionë funte në vit, raporton The Sun.

Oferta për Zidane kanë filluar menjëherë por një ofertë prej 120,000 funte cdo ditë për katër – apo 176 milionë funte deri më 2022, është një ofertë mjaft e cmendur.

Kjo është shifra e raportuar nga biznesmeni egjiptian Naguib Sawiris, i cili e bëri të ditur në një postim në Twitter.

Katari është mikpritës i Kupës së Botës 2022 prandoj është e kualifikuar automatikisht.

Besohet se një kontratë katër-vjeçare do t’i ofrohet Zidane për të udhëhequr vendin e Lindjes së Mesme në Kupën e Botës. /IndeksOnline/

Temat: