75 Mall Live Search
14:50 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / mp

Çmim Prestigjioz Ndërkombëtare për Avokatin Kosovar Arsim Vranovci

Avokati i mirënjohur Arsim Vranovci nderohet edhe me një çmim të radhës prestigjioz ndërkombëtar.

Kësaj radhe, top platforma Leaders-in-Law( Liderët ne Drejtësi) , bazuar në suksesin e tij prej Avokati, i ndan çmimin “LITIGATION EXPERT OF THE YEAR IN KOSOVO” për vitin 2024/2025, çmim ky, i cili ndahet
për ushtrimin e profesionit të avokatisë globalisht për suksese të dalluara në përfaqësim gjyqësor të klientëve.

Pra, Avokat Vranovci është fitues global i çmimit (Global Award Winner). Selia e Leaders-in-Law është në Londër, Mbretëria e Bashkuar. Shfrytëzues të platformës Leaders-in-Law janë kryesisht korporatat multinacionale dhe ndërmarrësit e suksesshëm.

Përzgjedhja për çmimin në fjalë, i nënshtrohet një procedure mjaftë rigoroze dhe të gjithë të përzgjedhurit kanë mbrapa vetes një bagazh të suksesshëm si dhe cilësi e dije unike për fushat e drejtësisë që i praktikojnë.

Ky çmim, pos tjerash, është shpërblim për mundin dhe përpjekjet e Avokat Vranovcit për shërbimin e tij të pakursyer ndaj klientëve me nder dhe me rezultat të lartë, gjë që reflektohet nga kënaqshmëria e klientëve. Lidhur me këtë çmim, Avokat Vranovci thekson se “ky është një motivim i madh për punën dhe shërbimin ndaj klientëve dhe pas këtij çmimi, ndjej barrë shtesë gjatë punës time, me synimin e vetëm për ofruar shërbime ligjore gjithnjë e më të mira për klientët në të gjitha fushat ku unë edhe stafi im jemi të përfshirë si studio ligjore “Global Legal Business Sh.P.K.”.

Po ashtu, Avokati Vranovci, publikisht e falënderon platformën Leaders-in-Law për këtë nder dhe privilegj të madh dhe veçanërisht i falënderon
të gjithë klientët e tij, pa besimin e të cilëve, nuk do ishte i mundshëm ky çmim.

Në fund, Avokat Vranovci deklaroi për Indeksonline se “këtë çmim ia dedikoj Familjes time , Republikës tonë dhe të gjithë qytetarëve
të Kosovës, ngase edhe ky çmim është edhe një tjetër kontribut i imi modest për afirmimin e Republikës tonë në rrafshin ndërkombëtar dhe prodhimin e lajmeve pozitive dhe shpresëdhënëse për qytetarët tonë
në botë”.