75 Mall Live Search
19:07 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Çmime marramendëse, ja sa kushton një veshje e Morena Tarakut!

Morena Taraku krahas linjave të saj seksi dhe projekteve muzikore ajo komentohet edhe për jetën e saj super luksoze.

Ish-missi dhe këngëtarja e njohur njihet për veshjet e kushtueshme , makina dhe shtëpi luksoze, shkruan Indeksonline.

Faqja ‘Whattheywearin’ ka publikuar shifrat e njërës nga veshjet që Morena ka bartur së fundi.

Sipas kësaj faqe veshja e Morenës së bashku me mbrojtësen e telefonit arrin rreth një mijë euro.

Ndryshe, Morena prej kohësh është zhvendosur në Turqi ndërsa para pak kohësh ka publikuar projektin ‘Dashni’ në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun./Indeksonline/