75 Mall Live Search
22:52 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Çmimet e biletave për të parë finalen e Championsit, sa një banesë në Prishtinë

Më 1 qershor do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Tottenhamit në stadiumin Wanta Metropolitano.

Tifozët e Liverpoolit dhe Tottenhamit do t’i ndajnë 33.226 bileta për ndeshjen finale.

Biletat për këtë event janë duke u shitur tani edhe në StubHub për një çmim më të lartë se 46 mijë euro.

Bileta më e lirë në këtë uebsajt kushton 4.000 euro, por tifozët janë paralajmëruar që biletat t’i blejnë në uebsajte të besueshme.

Tottenhami do të luaj për herë të parë në finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa Liverpooli kërkon titullin e 6-të në këtë garë.

/Indeksonline/