75 Mall Live Search
13:51 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / LB

Çmimet e derivateve në Kosovë më së shtrenjti në 20 vitet e fundit, Berjani: Ka ndikuar edhe situata Rusi-Ukrainë

Çmimet e derivateve në Kosovë, sipas kryetarit Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani janë më të larta në 20 vitet e fundit.

Në rritjen e çmimeve, Berjani thotë se ka ndikim edhe situata e tensionuar Ukrainë- Rusi.

Megjithatë ai thotë se Kosova me çmime qëndron më së liri në rajon, përveç Maqedonisë Veriore, e cila, sipas tij ka akcizën më të ulët për 22 cent.

“Çmimet sot në Kosovë sillen, dizelli 1.23 deri në 1.31 cent, benzina 1.25 deri ne 132 cent. Në berzë janë çmimet më të shtrenjta në 20 vitet e fundit dhe rrjedhimisht edhe në Kosovë.  Këto çmime janë të larta për standardin e qytetarëve tonë. Por, çmimin e përcakton berza dhe organizata prodhuese opek”, ka thënë Berjani për Indeksonline.

Sa i përket Shqipërisë, ai ka thënë se dizelli kushton 1.52 cent, ndersa benzina 1.54.