Çmimet e naftës në “qiell” por kryeqyteti i ngulfatur nga veturat (Foto)

Rrugët e kryeqytetit janë të mbushura me automjete ani pse çmimi i derivateve ka thyer rekorde.
Një litër naftë në Kosovë aktualisht sillet 1 euro e 45 centë por kolonat e veturave në kryeqytet janë si në të kaluarën kur nafta kushtonte rreth 1 euro për litër, shkruan IndeksOnline.
Vetëm dje gjatë ditës pompat kanë ngritur çmimin e naftës tre herë ndërkohë është paralajmëruar se një litër naftë mund të shkoi deri në 1 euro e 80 centë.
Kjo rritje e çmimeve ka ardhur si pasojë e agresionit rus në Ukrainë./IndeksOnline/







