75 Mall Live Search
12:45 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / Z S

Çmimet po rriten ngadalë, inflacioni 2,3% në tetor

Çmimet e mallrave dhe shërbimeve në tetor janë rritur me 2,3% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar. Krahasuar me muajin shtator, çmimet ndryshuan me vetëm 0,1%.

Referuar raportit të publikuar sot nga Instituti i Statistikave (INSTAT), rritja më e madhe vjen nga energjia, uji dhe qiratë, që kontribuan 0,87 pikë përqindje në inflacion, shkruan ATSH-ja.

Pas tyre vijnë ushqimet dhe pijet joalkoolike me 0,55 pikë dhe mobiliet dhe pajisjet e shtëpisë me 0,21 pikë.

Brenda ushqimeve, çmimet e vajrave dhe yndyrnave u rritën 4,9%, të qumështit, djathit dhe vezëve 4,2%, ndërsa mishi dhe peshku u rritën me rreth 2,5-2,9%.

Disa shërbime, si argëtimi dhe transporti, patën ulje me respektivisht 1,1% dhe 0,4%./Indeksonline/