Çmimi i arit arrin rekord historik, kaq kushton një kilogram në Zvicër

Çmimi i arit ka kaluar për herë të parë pragun e 100 mijë frangave për kilogram në tregjet ndërkombëtare. Ky zhvillim lidhet me pasiguritë ekonomike dhe politike globale, që kanë shtyrë investitorët drejt këtij metali të çmuar.
Në Zvicër, që është një qendër kryesore e tregtimit të arit, ky zhvillim ka rëndësi të madhe për kompanitë përpunuese. Megjithatë, konsumatorët do të përballen me çmime më të larta për produktet prej ari.
Ekspertët thonë se kjo rritje mund të jetë e përkohshme, por për momentin ari mbetet një nga investimet më të sigurta, shkruan SRF, përcjell albinfo.ch.