75 Mall Live Search
14:09 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / S Z

Çmimi i arit arrin vlerë rekorde

Çmimi i arit ka arritur një tjetër rekord, duke u tregtuar mbi 4,400 dollarë për një ons -uncë për herë të parë.

Çmimi i metalit të çmuar është rritur për shkak të pritjeve se banka qendrore e SHBA-së do të ulë më tej normat e interesit vitin e ardhshëm, kanë thënë analistët.

Ari e filloi vitin me 2,600 dollarë për një ons, por tensionet gjeopolitike, tarifat e Trumpit dhe pritjet për ulje të normave kanë shtuar kërkesën e investitorëve për asete të sigurta, siç është ari dhe mallra të tjera.

Çmimet e metaleve të tjera të çmuara, siç janë argjendi dhe platini, janë rritur gjithashtu.

Çmimi i arit është rritur më shumë se 68% këtë vit, rritja më e lartë që nga viti 1979, sipas Adrian Ash-it, drejtor i kërkimit në “BullionVault”.