75 Mall Live Search
13:53 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / AR

Çmimi i derivateve i lartë në Kosovë, naftëtarët thonë se është më i lirë se në rajon

Çmimi i derivateve është rritur kohëve të fundit në Kosovë dhe ky fakt po pritet me shqetësim nga qytetarët.

Pavarësisht rritjes së madhe të çmimeve, Fadil Berjani thotë se Kosova po shërbehet me çmimet më të ulta në rajon.

Berjani për Indeksonline pohoi se dizel në Kosovë sillet nga 1.18 deri 1.26 cent, kurse benzina nga 1.22 deri në 1.31 cent.

Berjani tregoi që çmimin e përcakton BERZH dhe organizata prodhuese OPEC.

Kur ka reduktim të prodhimit atëherë çmimet rriten. Qytetarët e Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonia Veriore e ka dizelin më të lirë shkaku që akcizën e ka më të lirë, 22 cent për litër, ndërsa benzinen e ka çmimin sikur te ne“, tha ai.

Çmimet në Shqipëri shkojnë, dizeli 1.50 cent ndërsa benzina 1.52 cent.

Fadil Berjani u shpreh se, ne jemi me çmime më lirë se Bosnja, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria./Indeksonline/