75 Mall Live Search
16:42 / E Mërkurë, 17 Janar 2024 / LB

Çmimi i rrymës/ Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës nesër do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme.

Seanca, që pritet të fillojë në orën 10, do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës, e ajo është për çmimin e rrymës.

“Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët”, njoftoi zyra për informim e Kuvendit.

Vendimi për këtë seancë u mor javën e kaluar në takimin e Kryesisë së Kuvendit.