12:23 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Çmimi “Nobel” për mjekësi, jepet për zbulimin e Hepatitit C

Harvey Alter, Michael Houghton dhe Charles Rice do të ndajnë çmimin “Nobel” për mjekësi për punën e tyre në identifikimin e virusit të Hepatitit C.

Çmimi “Nobel” në mjekësi për vitin 2020 iu dha Harvey J. Alter, Michael Houghton dhe Charles M. Rice, njoftoi të hënën instituti “Karolinska”, në Stokholm, transmeton Indeksonline.

“Kjo treshe po nderohet për kontributin e tyre vendimtar në luftën kundër hepatitit, një problem i madh global shëndetësor që shkakton cirrozë dhe kancer të mëlçisë në të gjithë botën”, tha juria e “Nobelit” në njoftim.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 70 milionë infeksione të Hepatitit C shkaktojnë 400.000 vdekje çdo vit.

Çmimi i tyre vjen me 10 milionë krona suedeze.

Çmimet e tjera për punën e jashtëzakonshme në fushën e fizikës, kimisë, letërsisë, paqes dhe ekonomisë, do të jepen gjatë shtatë ditëve të ardhshme./Indeksonline/